Zyrtarët e UEFA-së vizitojnë FFK-në, çka u bisedua?

Zyrtarët e UEFA-së vizitojnë FFK-në, çka u bisedua?

Zyrtarët e UEFA-së vizitojnë FFK-në.

Sot presidenti Agim Ademi priti në takim Drejtorin e Federatave Kombëtare në UEFA, Zoran Lakovic bashkë me Denis Bastarin, menaxher i programit HatTrick në UEFA.

Të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu si dhe anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Predrag Jovic.

Zyrtarët e lartë të UEFA-s u shprehën të lumtur që ndodhen sërish në Kosovë për të takuar krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, me të cilët biseduan rreth temave të ndryshme, me theks të veçantë për infrastrukturën.

Gjatë takimit, ata, e lavdëruan punën e presidentit Ademi dhe i dhanë përkrahje të vazhdueshme në punën e mirë dhe strategjinë e Federatës, të cilën po e udhëheq me profesionalizëm dhe rregullësi, së bashku me KE-në.

Ata theksuan se janë të lumtur që bashkërisht po kryejnë investime në infrastrukturë dhe që nga afër po e shohin progresin e arritur në këtë drejtim.

Me këtë rast, ata, u njoftuan me ambientin e ri të FFK-së dhe punimet që po bëhen në selinë e saj si dhe vizituan Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, ku me finalizimin e punimeve pritet që të vijë për inaugurim edhe presidenti i UEFA-së Aleksander Ceferin.

Nga ana e tij Presidenti Ademi i njoftoi mysafirët për punët që po kryhen për përmirësimin e infrastrukturës edhe në stadiumet anembanë vendit, si dhe për vazhdimin e ndërtimit të fushave ndihmëse.

Pas Prishtinës destinacioni i radhës i zyrtarëve të UEFA-së do të jetë Shkupi, ku do të marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut

TAGS