Zyrtare ky është trajneri i Sevillas

Zyrtare ky është trajneri i Sevillas

Lopetegui rinovon me Sevillan për tri vitet e ardhshme.

Sevilla ka konfirmuar se trajneri Julen Lopetegui ka rinovuar kontratën.

Tekniku spanjoll ia doli që edicionin e kaluar të fitojë trofeun e Ligës së Evropës duke mposhtur në finale Interin, shkruan lajmi.net.

Këtë edicion, Lopetegui ndihmoi Sevillan të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, aty ku do përballen me Borussia Dortmundin.

Tekniku spanjoll tani zyrtarisht ka rinovuar me Sevillan deri në vitin 2024.

TAGS