Zyrtare: Jordi Alba rinovon me Barçën deri në 2024

Barcelona ka konfirmuar se Jordi Alba ka rinovuar kontratën deri në verën e 2024.

Spanjolli ishte futur në 18 muajt e fundit të kontratës dhe vazhdimi i saj u shikua i nevojshëm duke parë formën e tij prej tetë asistimeve dhe një goli në La Liga.

Raportohet se klauzola e lojtarit është rritur nga 150 milionë euro në 500 milionë euro.

Klubet e interesuara për ata ishin Juventusi dhe Manchester Unitedi, por tani duket se anësori ka vendosur të pensionohet në Camp Nou.

Deri më tani Alba është paraqitur në 284 ndeshje në të gjitha garat për fanellën e Barcës dhe ka arritur të shënojë 14 gola.

Lexo po ashtu:

Ai iu bashkua klubit nga Camp Nou verën e vitit 2012 për 14 milionë euro.

29-vjeçari shquhet si lojtar që ndihmon shumë skuadrën edhe në fazën sulmuese, duke u treguar vendimtar në shumë ndeshje me asistimet dhe driblimet e tij. /Telegrafi/

TAGS