ZYRTARE: Benfica transferon yllin e Real Madrid si zëvendësues të Felix

ZYRTARE: Benfica transferon yllin e Real Madrid si zëvendësues të Felix
14:08 | 4 Korrik 2019

Benfica ka finalizuar nënshkrimin me Raul de Tomas nga gjigantët e La Ligës Real Madrid për 20 milionë euro.

Pas shitjes së talentit Joao Felix tek Atletico Madrid për 126 milionë euro, kampionët e Portugalisë arritën marrëveshje me De Tomas në një kontratë pesëvjeçare me një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

De Tomas doli nga skuadra e të rinjve të Realit, por kurrë nuk bëri një paraqitje me ekipin senior – 24-vjeçari shijoi disa sezone si i huazuar te Cordoba, Real Valladolid dhe Rayo Vallecano në Spanjë, përcjell lajmi.net.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu, në fund të fundit, ishte një synim që kisha, për të bërë një hap të madh në karrierën time dhe ky ishte hapi më i mirë që mund të bëja”.

”Unë jam në një klub të madh, për mua është më klubi më i mirë në Portugali dhe me të vërtetë po pres që të filloj”, tha De Tomas për BTV.

Spanjolli në dy sezone me Rayo Vallecanon realizoi në total 38 gola në La Liga. /Lajmi.net/ 

TAGS