Zyrtare: Bashkimi nënshkruan me Drilon Hajrizin

Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi është lojtari më i ri i klubit prizrenas, Bashkimi.

Bashkimi ka pretendime të mëdha këtë sezon për të mbrojtur titullin kampion në Superligën e Kosovës dhe për të shkuar larg në Ligën Ballkanike.

Kështu, drejtuesit e klubit prizrenas janë vënë në treg për përforcimin e skuadrës së tyre në këtë afat kalimtar.

Lexo po ashtu:

Arpagjik’t  kanë arritur tashmë të transferojnë një basketbollist të njohur nga Kosova.

Bëhet fjalë për basketbollistin mitrovicas, Drilon Hajrizi, i cili ka nënshkruar sot (e hënë) me Bashkimin.

Është vet klubi prizrenas që ka njoftuar me anë të profilit të tyre zyrtar transferimin e Hajrizit.

“Drilon Hajrizi nënshkruan me klubin e qytetit. Nga sot Driloni do të jetë pjesë e KB Bashkimit”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Ndryshe, Hajrizi ka bërë karrierë edhe në skuadrat tjera të mëdha nga Kosova si Trepça, Prishtina dhe Peja, ndërsa së fundmi luajti edhe në Japoni. /Telegrafi/  

TAGS