Zidane takohet me katër lojtarë, tre prej tyre i njofton se do largohen

Zidane takohet me katër lojtarë, tre prej tyre i njofton se do largohen
11:33 | 7 Maj 2019

Zinedine Zidane tashmë ka folur me katër lojtarë rreth të ardhmes së tyre te Real Madrid në merkaton e verës.

Reali po përgatitë një revolucion të madh në skuadër dhe vera do të jetë mjaft e zënë për ta.

Klubi tashmë ka rënë në kontakt me disa prej futbollistëve që luajnë në Premier Ligë.

Paul Pogba i Manchester United, Eden Hazard i Chelsea dhe Christian Eriksen i Tottenham janë top-objektivat e Los Blancos në verë, përcjell lajmi.net.

Por trajneri francez gjithashtu ka mbajtur takim fytyrë-për-fytyre me Gareth Bale, Marcos Llorente, Dani Ceballos dhe Marcelos.

Bale, Llorente dhe Ceballos thuhet se i është treguar dera nga Zidane, ndërsa Marcelo do të vazhdojë së paku edhe një sezon në ‘Bernabeu’. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS