Zidane konfirmon lajmin e hidhur për Real Madridin

Zidane konfirmon lajmin e hidhur për Real Madridin

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit në kampionatin spanjoll, zërat për një largim të mundshëm të Zinedine Zidane nga pankina e Realit të Madridit janë shtuar, ndërsa së fundi edhe vetë trajneri francez ka pranuar se mund ta mbyllë me Los Blancos.

“Pyetja për të ardhmen time, më është bërë e mërzitshme, pasi kemi akoma edhe dy javë për të luajtur, ndaj nuk e di çfarë do të ndodhë më pas. Mund të ndodhë gjithçka dhe unë po bëj maksimumin. Më pasi sigurisht që ka momente kur duhet të qëndrosh dhe të tjera kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve”, deklaroi trajneri francez.

Gara për titullin kampion në Spanjë është ende e hapur, ndonëse plotësisht në dorë të Atleticos së Madridit, megjithatë për të shpresuar, Reali duhet të marrë tre pikët nesër në transfertën baske ndaj Athletic Bilbaos.

“Kur ulem në pankinën e Realit, kam ende të njëjtën dëshirë për të fituar, si në ndeshjen e parë. Besojmë ende te titulli, edhe pse tani nuk është më në dorën tonë, megjithatë nuk duhet të ndjekim kundërshtarët, por të bëjmë detyrën në ndeshjet tona, duke nisur nga nesër në transfertën ndaj Athletic Bilbaos”, u shpreh trajneri francez.

TAGS