“Zhduket” Strakosha, afro 1 muaj pa asnjë sinjal, gardiani kuqezi mbetet në izolim

“Zhduket” Strakosha, afro 1 muaj pa asnjë sinjal, gardiani kuqezi mbetet në izolim

Në ditën kur goli i pësuar nga Etrit Berisha bëri xhiron e botës, tifozët kuqezi dhe jo vetëm pyeten se çfarë po ndodh me Thomas Strakosha. Gjendja e tij është kthyer në shqetësim pasi prej 26 ditësh për gardianin kuqezi nuk ka asnjë informacion, më saktë ka informacione kontradiktore. Në seancën e fundit stërvitore me grupin u bashkua edhe Lukas Levia i cili pas testeve të radhës ka rezultuar negativ.



Praktikisht kontrolleve do ti jetë nënshtruar edhe Strakosha por portieri i Lazios nuk dukej gjëkundi. Strakosha vijon të jetë i izoluar, i prekur nga COVID-19, nuk zbret në fushë që nga sfida kundër B.Dortmund në Champions League. Mungesa e tij shqetëson jo pak trajnerin Inzaghi por dhe Edy Reja, një muaj pa asnjë aktivitet fizik është shumë ndërsa rikthimi i tij duhet ende larg.

TAGS