Sulmuesi i skuadrës aregjentinase “Colon Santa Fe”, Brajan Fernandez është zhdukur për më shumë se një javë dhe makina e tij është gjetur e shkatërruar.
Makinës së tij i janë thyer xhamat, ndërsa mungonin edhe rrotat. 28-vjeçari ishte lënë jashtë skuadrës javën e kaluar, me trajnerin që e ndëshkoi për mungesën në stërvitje.
Fernandez nënshkroi për “Colon Santa Fe” në janar 2020, por një sërë problemesh duke përfshirë përdorimin e drogës dhe çështje të tjera me femrat, ai u arrestua tetorin e kaluar për shkak të sherrit në një stacion autobusi.
