Zgjidhje për infertilitetin mashkullor me procedurën revolucionare Micro Tese

Zgjidhje për infertilitetin mashkullor me procedurën revolucionare Micro Tese

Infertiliteti mashkullor gjithnjë e më shumë po rritet dhe paraqet një problem global, mjekësor dhe social. Edhe pse shumica e personave ende mendojnë se infertiliteti paraqet  një “problem femëror”, një e treta e rasteve kanë të bëjnë me popullsinë mashkullore. Mjekësia bashkëkohore sot ka gjetur zgjidhje për meshkujt me azospermi (mungesa e spermatozoideve në ejakulat) falë procedurës revolucionare kirurgjikale Micro Tese.

Dr. Daniel Petrovski, urolog nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se kjo metodë përdoret për gjetjen e spermatozoideve te meshkujt me azospermi. Kryhet me heqjen e një pjesë të vogël të testikulit nga ku merren spermatozoidet derisa pacienti është nën anestezion.

Mundësia për gjetjen e spermës me Micro Tesse është më e madhe për 60%

Me këtë teknikë të avancuar mundësohet ta drejtojmë biopsinë deri në pjesët më të mira, me çka rritet mundësia për gjetjen e spermatozoideve, duke hequr pjesët më të vogla të indit, për dallim nga biopsia e zakonshme. Mundësia për gjetjen e spermatozoideve me procedurën Micro Tese është më e madhe për 60%. Me këtë metodë shanset për gjetjen e spermatozoideve janë dyfish më të mëdha sesa me biopsitë me gjilpërë ose biopsitë jomikrokirurgjikale që kryhen nga ana e mjekëve urologë. Micro Tese ka arritur avancimin e madh në kirurgji, duke u fokusuar në teknikat minimalisht invazive, që mundësojnë shërim më të shpejtë të pacientit. Biopsitë e zakonshme nuk japin gjithmonë rezultate të sakta dhe nuk është e mundshme të gjendet një numër i mjaftueshëm spermatozoidesh duke mbikëqyrur vetëm pjesën e jashtëm të testikulit.

Ngrirja e spermatozoideve

Micro TESE mund të kryhet si procedurë diagnostikuese dhe nëse gjenden spermatozoide që mund të përdoren, mund të bëhet ngrirja e tyre dhe pas kësaj vazhdohet me ICSI (metodë efektive për fekondimin e qelizave vezore kur parametrat e ejakulimit nuk janë optimale, apo kur metodat e mëparshme të fekondimit nuk kanë dhënë rezultat). Me ndihmën e metodës ICSI mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme edhe rastet më të vështira të infertilitetit mashkullor (me numër të vogël apo me mungesë të spermatozoideve në ejakulat). Në raste të tilla, me ndihmën e disa procedurave, spermatozoidet mund të merren nga testikuli apo nga epitidimisi.

Në “Acibadem Sistina” keni mundësi të bëheni nënë me spermatozoide të dhuruara

Në rast të mungesës së spermatozoideve në ejakulatin ose në indin testikular te partneri (azospermia), çiftet kanë mundësi të bëhen prindër edhe me dhurimin e spermatozoideve. Dr. Mihaillo Popoviq, gjinekolog – akusher, nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, thotë se në ambulancën e tij shumë shpesh vijnë edhe gra që nuk kanë partner, por dëshirojnë të bëhen nënë me ndihmën e dhurimit të spermatozoideve.

Kornizë

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nënshkruar kontratë dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me Bankën më të madhe për spermatozoide, CRYOS nga Danimarka, bankë me 30 vjet përvojë dhe me një bazë më të madhe në dhurimin e spermatozoideve në botë. CRYOS është një bankë që dërgon material të dhuruar në më shumë se 100 vende në botë.  

Siguria e lartë në procedurën e zgjedhjes së dhuruesit

Aneta Anevska Mitrevska, embriologe nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, thotë se përzgjedhja e dhuruesit është individuale dhe komplekse. Dhuruesit zakonisht janë anonimë. Banka nuk zbulon identitetin e dhuruesit, ai heq dorë nga të drejtat e tij, pacientet dhe fëmijët nuk kanë qasje në identitetin e tij. Në këtë grup të dhuruesve janë përfshirë profile themelore dhe profile të zgjeruara.

Profilet themelore japin informatë për racën, përkatësinë etnike, karakteristikat fenotipe: ngjyra e syve, ngjyra e flokëve, gjatësia, pesha, grupi i gjakut, arsimimi dhe profesioni. Profilet e zgjeruara regjistrohen me emra fiktivë dhe përveç informatave themelore dhe karakteristikave fenotipe, përmbajmë informacione personale për origjinën familjare, shëndetin e tyre, arsimim, interesat, hobi, fotografi të fëmijërisë, dorëshkrim, audioincizime të zërit dhe profil të IQ. Dhuruesit që janë kandidatë për të kënaqur kushtet e CRYOS kalojnë nëpër procedura për vlerësimin e gjendjes shëndetësore, si fizike ashtu edhe psikike, ekzaminime gjenetike “skrining”, si dhe teste për sëmundjet seksualisht tё transmetueshme. Kandidatët për dhurim plotësojnë një pyetësor mjekësor gjithëpërfshirës dhe marrin pjesë në intervistë me pyetje të parashtruara të drejtuara ndaj heqjes së kandidateve me sjellje të rrezikshme ose simptoma të sëmundjes. Kandidatet me histori familjare të sëmundjeve mendore trashëguese dhe sëmundjeve fizike përjashtohen dhe nuk kanë të drejtë për të dhuruar spermë.

TAGS