Zgjedhjet për president tek Barcelona mund të shtyhen, kjo është arsyeja

Zgjedhjet për president tek Barcelona mund të shtyhen, kjo është arsyeja

Zgjedhjet për president tek Barça mund të shtyhen.

Zgjedhjet për presidentin e Barcelonës, mund të shtyhen shkaku i COVID-19.

Kanë mbetur vetëm 10 ditë që nga data e paraparë për zgjedhjet e të parit në “Camp Nou”, por si duket, ka të ngjarë që zgjedhjet presidenciale të klubit të shtyhen për shkak të pandemisë COVID-19.

Carlos Tusquets, i cili është në cilësinë e presidentit të përkohshëm të “Blaugranëve”, ndërsa me 24 janar do të garojnë kandidatët për të zëvendësuar tanimë ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Por, sipas “Nacio Digital”, zgjedhjet e parapara janë në prag të shtyerjes, shkaku i përhapjes së COVID-19 në Kataloni dhe Spanjë.

Një takim është vendosur të mbahet të premten midis hierarkisë së klubit e cila mund të vendosë nëse zgjedhjet do të organizohen në një mënyrë të sigurt dhe të zbatueshme ndaj rregullave anti-COVID-19.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë pretendentët kryesorë për karrigen e presidentit, por tani për tani mbetet e paqartë nëse ngjarja do të mbahet përfundimisht në datën e caktuar.

TAGS