Votova për një djalë që duhet Donald

Presidenti Trump votoi sot herët në mëngjes në një librari në West Palm Beach në Florina, afër resortiti Mar-a-Lago.
“Votova për një djalë që quhet Donald”, u tha më pas ai reporterëve. Florida ka një peshë kyçe në këto zgjedhje dhe Presidenti ishte gjithë fundjavën duke bërë fushatë atje.
Ai e ndryshoi rezidencën dhe qendrën e votimit, nga New York, në Florida, një vit më parë.
Donald Trump është kështu mes 57 milionë amerikanëve që kanë votuar më herët, për të shmangur kështu radhët gjatë 3 nëntorit, si masa për të mos qendruar në radhë gjatë pandemisë.
Ndërkohë, Biden ka pasur mitingje në Pensilvani, një tjetër shtet kyç për zgjedhjet. Edhe 10 ditë kanë ngelur nga mbajtja e zgjedhjeve në shtetin më të fuqishëm të botës, për zyrën më të rëndësishme në planet, që është Shtëpia e Bardhë.
*****
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane të 3 nëntorit.
Mediat amerikane raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngjes në Florida, por nuk u pa i shoqëruar nga gruaja e tij, Melanie Trump..
Këto padyshim do të jenë zgjedhjet e fundit të Trump pasi në rast humbje largohet nga posti, kurse në rast fitoreje nuk kandidon më për një mandat të tretë si President i SHBA.
Në 2016 ai fitoi ndaj Hillary Clinton kurse kësaj radhe përballë do ketë një figurë të njohur të politikës amerikane, ish-zv/presidentin Joe Biden.
Gjithsesi ai votimin e sotëm personalisht e ka konsideruar me tre fjalë ”Një nder i madh”.