‘Zbutet’ Klopp: ‘Edhe nëse nuk fitojmë titullin, kemi luajtur futboll të mirë’

‘Zbutet’ Klopp: ‘Edhe nëse nuk fitojmë titullin, kemi luajtur futboll të mirë’

‘Zbutet’ Klopp: ‘Edhe nëse nuk fitojmë titullin, kemi luajtur futboll të mirë’

Gara më interesante për titullin e kampionit është duke u zhvilluar në Bundesliga dhe në Premierligë.

Në kampionatin anglez, Manchester City dhe Liverpool kanë vetëm një pikë diferencë, me ‘Citizens’ që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Trajnerët e të dy skuadrave, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, e dinë se receta e vetme për titullin është të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura.

Pas fitores 2:0 ndaj Chelsea, Klopp nuk ka përjashtuar mundësinë që Liverpool të mbes në vendin e dytë në fundin e sezonit.

“Ne presim që ata të fitojnë të gjitha ndeshjet. Ne duhet të marrim pikët maksimale dhe nëse shpallemi kampion do të jetë e mrekullueshme, por nëse jo, ne kemi luajtur futboll të mirë” ka thënë Klopp për ‘BBC Sport’, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjet e mbetura, Liverpool ka një orar më të lehtë, ndërsa Manchester City do të përballen me Tottenham Hotspur dhe Manchester United, që konsiderohen si dy testet vendimtare për fatin e Premierligës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS