Zbulohet ekipi i ri i Iscos

Zbulohet ekipi i ri i Iscos

Një javë para fillimit të La Liga-s, Isco Alarcon po stërvitet vetë pas largimit të tij nga Real Madrid.

Mesfushori andaluzian ende nuk është në gjendje të gjejë një klub, por pas një serie rezultatesh të dobëta për Sevillan, Julen Lopetegui trokiti në derën e Monchi dhe i kërkoi atij të kthehej për të, përcjell ORAinfo.

Marrëdhëniet e mira mes Jorge Mendes dhe drejtorit sportiv të Sevillas japin shpresë se marrëveshja do të ketë një fund të lumtur. Sipas ‘Diario de Sevilla’, lojtari pret që pala andaluziane të respektojë shifrat e dakorduara tashmë disa javë më parë.

Isco supozoi se askush nuk do të mund t’i paguajë të njëjtën pagë që kishte në Madrid, ndaj synon të rivlerësojë karrierën e tij sportive, e cila prej disa vitesh ka rënë për shkak të dëmtimeve, paraqitjeve të dobëta dhe bashkëlojtarëve që ishin në gjendje më të mirë fizike se ai./ORAinfo/