Zbulohet arsyeja pse Ronaldo mungoi në ndeshjen ndaj Aston Villës

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo mungoi në ndeshjen ndaj Aston Villës

Cristiano Ronaldo, është lënë jashtë skuadrës së Manchester United për përballjen me Aston Villa të shtunën.

Menaxheri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick tha këtë javë se ai priste që sulmuesi portugez të ishte i disponueshëm pasi humbi ndeshjen e FA Cup me Villa të hënën,përcjell ORAinfo.

Por Ronaldo mungoi edhe një herë pasi skuadra e tij u rikthye në Premier League në Villa Park.

36-vjeçari mungon në skuadrën e Djajve të Kuq për shkak të një dëmtimi në ijë.

Ronaldo humbi stërvitjen me United të premten dhe Rangnick mendoi se do të ishte më mirë ta linte atë jashtë ndeshjes së fundjavës./ORAinfo/