Zbulohet arsyeja pse Milan ende nuk e ka zyrtarizuar Tomorin nga Chelsea

Zbulohet arsyeja pse Milan ende nuk e ka zyrtarizuar Tomorin nga Chelsea

Milan ende nuk ka arritur ta zyrtarizojë marrëveshjen me Fikayo Tomori nga Chelsea.

Për vonesat e transferimit ka folur gazetari i njohur, Luca Marchetti.

Ai për Sky Sport 24, tregoi më të fundit se pse po ka ngecje në negociatat midis Milanit dhe Chelsea për Fikayo Tomori, përcjell ORAinfo.

“Milani dëshiron ta mbyllë akordin sa më shpejt të jetë e mundur, pasi duan ta kenë të disponueshëm për ndeshjen kundër Atalanta”.

“Milani i ka të numëruar futbollistët për shkak emergjence dhe prania e Tomorit në stol është diçka pozitive, edhe pse pa stërvitje, pasi të premten parashikohen vizitat mjekësore të mbrojtësit”.

Sipas Marchettit, vonesat lidhen me faktin se Chelsea luajti natën e kaluar, djali është jashtë Bashkimit Europian dhe ka disa dokumente për të plotësuar, duke përfshirë edhe situatën Covid, udhëtimi nuk është më aq i lehtë sa ishte pak më parë.

“E gjithë kjo çon në vonesa të vogla të cilat, megjithatë, absolutisht nuk krijojnë ndonjë problem brenda operacionit që do të bëhet gjithsesi. Milani do ta ketë atë lojtar në dispozicion”, ka përfunduar Marchetti. /ORAinfo/

TAGS