Zbulohet arsyeja pse Calhanoglu e refuzoi Juventusin, arsyeja nuk është Milani!

Zbulohet arsyeja pse Calhanoglu e refuzoi Juventusin, arsyeja nuk është Milani!

Hakan Calhanoglu mund ta shijojë edhe Premierligën. Ole Gunnar Solskjaer e do në ‘Old Trafford’.

Sipas BILD, ylli i Milanit, Hakan Calhanoglu, ka refuzuar gjatë verës një ofertë nga Juventusi.

Mesfushori e pëlqen Premierligën dhe po pret për një lëvizje te Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ ka kohë që lidhen me Calhanoglu dhe janë duke shpresuar që ta marrin atë me parametra zero në verën e vitit 2021.

Te Milani tani për tani s’ka sinjale për rinovim të kontratës, jo me kushtet që kërkon Calhanoglu.

26-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2017.

Ai ka bërë 137 paraqitje me Kuqezinjtë, ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

TAGS