Zbulohen fanellat e Chelseas për sezonin e ri

Klubet e mëdha evropiane kanë filluar t’i zbulojnë fanellat për sezonin e ri.
Në mesin e klubeve që deri më tani i është zbuluar fanella, është edhe Chelsea.
Disa faqe kanë arritur ta zbulojnë dizajnin e tri fanellave të skuadrës londineze për sezonin 2019/2020, përcjell lajmi.net.
Chelsea do t’i qëndrojë besnik ngjyrës blu, ndërsa në fund të krahëve do të jetë ngjyra e kuqe me të bardhë.
Fanella e dytë do të jetë kryesisht e bardhë, me disa vija me ngjyra në gjoks, ndërsa ajo e treta do të jetë e zeze, me nuanca të vogla të ngjyrës së bardhë.
Më poshtë mund t’i shikoni tri fanellat e Chelseas për sezonin e ri. /Lajmi.net/
Fanella e dytë:
Fanella e tretë:
[embedded content]