Zbardhet lista e hetimit për ndeshjen Bylis-Tirana, ja 5 futbollistët që do merren në pyetje

Zbardhet lista e hetimit për ndeshjen Bylis-Tirana, ja 5 futbollistët që do merren në pyetje

Kanë hyrë në një fazë të re hetimet për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana (2-1). Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur sot dëgjimin e dëshmive e protagonistëve të kësaj sfide.



Kështu, mësohet se përveç dy presidentëve të klubeve, Refik Halili dhe Besnik Kapllanaj, përpara Komisionit të Etikës janë ftuar të flasin edhe dy trajnerët, Emanuel Egbo dhe Veljko Dovedan. Gjithashtu, do të dëgjohen kapitenët e dy ekipeve, Murataj dhe Muça, si dhe portieri Lika, Karabeci dhe Goxhaj.

Ky i fundit gaboi penalltinë në minutat shtesë. Ndeshja me atë penallti do të shkonte 3-1. Komisioni e Etikës ka marrë në dorë dosjen e këtij hetimi.

TAGS