Ylli kosovar nënshkruan me këtë klub

Ylli kosovar nënshkruan me këtë klub

Talenti kosovar nënshkruan për IFK Varnamo në Suedi.

Mesfushori kosovar, Adonis Sopa, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin suedez IFK Varnamo.

Talenti kosovar aktualisht është 19 vjeçar, i lindur në vitin 2001. Pozita e tij e preferuar është në mesfushë dhe këmba e tij e preferuar është këmba e djathtë, transmeton lajmi.net.

Sopa, aktualisht ka shtetësinë kosovare dhe kishte bërë debutimin e tij për Komëtaren e Kosovës U-16 me 16 janar të vitit 2017.

Ai u transferua në Suedi nga skuadra norvegjeze Raufoss.

Kosovari përmes një postimi në rrjetin e tij, Instagram, është shprehur i lumtur për transferimin e tij dhe ka falenderuar të gjithë për mbështetjen

TAGS