Ylli i St. Paulit me Kosovën ëndërron Kampionatin Evropian dhe Gjermaninë në grup

Ylli i St. Paulit me Kosovën ëndërron Kampionatin Evropian dhe Gjermaninë në grup

Mbrojtësi Leart Paçarada, vite më radhë është pjesë e kombëtares së Kosovës. Kosova është lejuar që të marrë pjesë në turnetë e UEFA-s dhe FIFA-s që nga viti 2016.

Vendi i tretë në grupin kualifikues të Kampionatit Evropian nuk ishte i mjaftueshëm, por triumfi në grupin e Ligës së Kombeve i dha mundësi tjetër për kualifikim. Nëse Kosova fiton ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it kundër Maqedonisë së Veriut më 8 tetor dhe kundër fituesit të sfidës Gjeorgji-Bjellorusia më 12 nëntor, ylli i St. Paulit Paçarada do të jetë në Kampionatin Evropian.

Futbollisti (19 ndeshje ndërkombëtare, një gol), tha: “Po, keni të drejtë. Jam në gjendje shumë të mirë për të qenë në ndeshjet kualifikuese. Mund të bëhet edhe më mirë. Nëse Rumania gjithashtu kualifikohet, Kosova do të bashkohet me Gjermaninë në grupin F”, tha Paçarada për “BIld”.
Atëherë do të realizohej një ëndërr. Paçarada përgjigjet: “Të luash kundër Gjermanisë në Kampionatin Evropian është shumë e madhe”. Learti është djali i portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut.  Learti vite me radha ka luajtur me sukses për Sandhausenin dhe ka qenë prej lojtarëve më standardë në Bundesliga II.