Ylli i Milanit po transferohet te rivalët në Serie A

Ylli i Milanit po transferohet te rivalët në Serie A

Vetëtimë në qiell të hapur: Romagnoli largohet nga Milan por mbetet në Serie A.

Alessio Romagnoli në vitin 2015 kaloi nga skuadra e Romës tek Milan për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Në fund të këtij sezoni do ti skadojë me Rossonerët dhe aktualisht ai është zgjedhja e tretë në mbrojtje për teknikun Stefano Pioli pas Kjaer dhe Tomorit, kështu që largimi duket e vetmja zgjidhje.

E përditshmja italiane, Repubblica vërtetoi lajmin që Alessio Romagnoli tashmë po kërkohet nga Maurizio Sarri për tu transferuar tek Lazio.

Lajm ky shokues duke pasur parasysh faktin që ai më herët ka qenë pjesë e rivalëve të urryer të qytetit dhe në rast transferimi do të reagonin ashpër edhe tifozët e Romës.

TAGS