Yaya Toure i kërkon falje City-t dhe zbulon prapaskenën e bujshme

Yaya Toure i kërkon falje City-t dhe zbulon prapaskenën e bujshme

Yaya Toure i ka kërkuar falje Manchester City-t, por nuk ka marrë përgjigje, as nga klubi dhe as nga Pep Guardiola.

Ish-mesfushori është kthyer të flasë për deklaratat e bëra për France Football në 2018-ën, duke akuzuar trajnerin spanjoll një një qëndrim të dyshimte kundrejt futbollistëve afrikanë.

“Ajo intervistë ka qenë gabimi im më i madh”, ka thënë Yaya Toure për Daily Mail. “Kur i beson dikujt zërin tënd, ata mund ta shtrembërojnë. E dija se disa pjesëtarë të Manchester City-t nuk ishin të kënaqur”.

“Për këtë arsye kam dërguar një e-mail për të kërkuar të komunikoj me disa persona të rëndësishëm aty për të kërkuar falje dhe të thoja se nuk jam sjellë mirë me klubin dhe Guardiol-an. Megjithatë, nuk kam marrë përgjigje”, ka shtuar Toure.

Ish-mesfushori ka zbuluar edhe një prapaskenë të merkatos: “Kam qenë afër Chelsea-t, por edhe Juventus-it dhe Inter-it. Por te City ishin më kërkues. Thonin se donin të bësheshin një klub i madh, më të mirë se komshinjtë e tyre (United)”.