Xhudo vazhdon ta lartësojë Kosovën, Laura e artë në Bosnje

Xhudo vazhdon ta lartësojë Kosovën, Laura e artë në Bosnje
17:18 | 7 Korrik 2019

Xhudo vazhdon të sjell suksese të mëdha për Kosovën.

Pas sukseseve në Lojërat Evropiane të Minsk 2019 dhe së fundmi të Flaka Loxhësë, xhudistja tjetër Laura Fazliu  ka fituar medaljen e artë në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu i ka siguruar medaljen tjetër të artë Kosovës në Kampionatin Evropian të xhudos për grupmoshat U-21, raporton lajmi.net.

Përmes një video të publikuar nga trajneri Driton Kuka është kuptuar që himni i Kosovës u intonua.

Ky është suksesi i radhës i Xhudos në pak kohë, duke konfirmuar se ky sport vazhdon të na lartësojë emrin kudo në botë. /Lajmi.net/

TAGS