Xherdan Shaqiri zgjedh formacionin më të mirë në botë – përfshirë dy lojtarë të Liverpoolit dhe yjet e mëdha në sulm

Për Xherdan Shaqirin e sotmja është një natë e madhe, pasi kthehet aty ku u bë jashtëzakonisht i famshëm dhe fitoi gjithçka në futbollin evropian.

Shqiptari do të përballet me klubin e tij të mëparshëm Bayern Munchen, i cili do të jetë mysafirë në Anfield në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Shaqiri e fitoi Ligën e Kampionëve me klubin gjerman në sezonin 2012/13.

Xherdan Shaqiri e Mario Mandzukic duke festuar triumfin. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Shaqirit gjithashtu iu kërkua nga televizioni gjerman Sport1 ta bëjë formacionin më të mirë në botë sipas tij.

Lexo po ashtu:

Interesante, pasi Shaqiri për formacion zgjodhi tre lojtarë që do të luajë kundër tyre në Ligën e Kampionëve si Manuel Neuer, Thiago dhe Robert Lewandowski.

Xherdan Shaqiri te Liverpool (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Nga Liverpooli ishin Andy Robertson dhe Virgil van Dijk. Me formacionin mund të jetë hidhëruar Mohamed Salah, që nuk ka vend.

Kjo pasi në sulm janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që shoqërhen nga Lewandowski.

Formacioni i Shaqirit

Në formacionin e Shaqirit nuk mungojnë as katër lojtarë të Real Maridit si Luka Modric, Toni Kroos, Sergio Ramos dhe Dani Carvajal. /Telegrafi/

TAGS