Xhensila Myrtezaj ndan foton e ëmbël me Ajkën: Bota shihet me sytë e tu

Xhensila Myrtezaj ndan foton e ëmbël me Ajkën: Bota shihet me sytë e tu

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze dy vite më parë. Dyshja e dashur për publikun e pagëzuan vogëlushen me emrin Ajka. Pas lindjes së Ajkës, këngëaren e kemi parë shumë të rezervuar në rrjete sociale, e aq më pak të postonte ndonjë foto të vogëlushes.



Së fundmi, Xhensila ka zbuluar me anë të postimeve në ‘Instagram’ se ka nisur fundjavën krah vogëlushes së saj, Ajka me të cilën ka zgjedhur të shijojë bukuritë e natyrës dhe të gjitha ngjyrat e vjeshtës.

“Bota shihet me syt e tu”- ka shkruar Xhensila.

Pak kohë më parë, Xhensila bëri dhe një tatuazh të veçantë dedikuar së bijës, duke gdhendur shkronjat e emrit të saj në të dyja duart.

TAGS