-Kuvendi nuk ka kompetenca gjyqësore për të hetuar nëse dhe cili deputet është dënuar për veprën penale, siç pretendon deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Millshoski, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, transmeton Alsat.
– Advertisment –
Xhaferi thotë se KSHZ ka kontrolluar listat e deputetëve para zgjedhjeve, dhe se ka konfirmuar se nuk ka persona të dënuar në lista.
“Dihet që evidencat udhëhiqen nga gjykatat. KSHZ-ja duhet të ketë konfirmime prej tyre”, pohoi Xhaferi.
Ndryshe, deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski para dy dite në Kuvend deri sa konfirmoi mbështetjen për Ligjin për Parandalim dhe Mbrojtje të Grave nga Dhuna, tha se në Kuvend ka deputet i cili ka dhunuar një grua dhe për këtë vepër edhe është dënuar.