Warnock po ia ‘falë’ titullin skuadrës së Man City – Vendos të inkuadrojë lojtarët U-23

Warnock po ia ‘falë’ titullin skuadrës së Man City – Vendos të inkuadrojë lojtarët U-23

Warnock po ia ‘falë’ titullin skuadrës së Man City – Vendos të inkuadrojë lojtarët U-23

Neil Warnock ka mbetur i frustruar nga ndeshja e mbrëmshme me Chelsean, ku Cardiff City u dëmtua jashtëzakonisht shumë nga gjyqtarët.

Cardiff pësoi me rezultatin 2:1 në një ndeshje ku e gjetën vetën në avantazh, por disa vendime kontraverse të gjyqtarëve bën diferencën.

Si pasojë e këtyre ngjarjeve, Warnock ka vendosur që në ndeshjen kundër Manchester City të aktivizojë lojtarët e U-23, pasi sipas tij, pa marrë parasysh kush luan, gjyqtarët caktojnë fituesin.

“Me shumë gjasë do të luaj U-23 në ndeshjen e së mërkures kundër Manchester City” ka thënë Warnock, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka rëndësi kush luan, ka rëndësi kush mban flamurin dhe kush vërshëllen. Ne me gjasë do të luajmë me U-23, kështu që Man City mund të përgatitet për ndeshjen ndaj Burnley” ka thënë tutje trajneri i Cardiff.

Sigurisht se një veprim i tillë mund të ketë ndikim të madh edhe tek fituesi i titullit në fund të kampionatit /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS