Vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë/ Autori 17-vjeçar mori hakun e babait    

Vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë/ Autori 17-vjeçar mori hakun e babait    

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen e ndodhur sot në mesditë në fshatin Manati, ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Lek Lekgjonaj, teksa pak minuta pas krimit u arrestua dhe autori i krimit Florian Përvathi. Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale, në borrin e një banese në Manati. Ndërkohë mësohet se 17-vjeçari mori hak për vrasjen e të atit, ngjarje e ndodhur vite më parë. Dyshohet se i ati i të riut është vrarë nga fisi i Lekgjonajt.


NJOFTIMI I POLICISE

Policia neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit Florian Përvathi.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.