Vjen reagimi nga Drinkwater, pasi u tha se festoi shkarkimin e Lampardit

Vjen reagimi nga Drinkwater, pasi u tha se festoi shkarkimin e Lampardit

U tha se festoi shkarkimin e Lampard, reagon Drinkwater.

Sipas mediave angleze, menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Mediat angleze vunë në pah një postim të ish-lojtarit të Chelsea, Danny Drinkwater, i cili postoi një fotografi të tij duke festuar me fanellën e “The Blues” vetëm pak minuta pas lajmit se Lampard do shkarkohet.

Drinkwater kishte postuar një fotografi duke festuar dhe sipas “DailyMail”, kjo ishte një hakmarrje ndaj Frank Lampard, pasi Drinkwater nuk thirrej për të luajtur në ndeshje nga menaxheri anglez.

Por, ishte vet futbollisti i cili përmes një postimi tjetër, ka demantuar lajmet që kanë qarkulluar për festimet e tij.

“Mendova që ishte reagim i quditshëm… Nuk i pash lajmet kur postova atë”, tha ai.

“Mua vetëm më mungon të luaj”, shtoi ai.

“Menaxheri (Lampard), është dikush që e kam adhuruar shumë që nga koha kur ishte lojtar”, përfundoi Danny Drinkwater duke aluduar se postimi ishte vetëm një rastësi.

TAGS