Vjehrra zbuloi se e ka kaluar COVID-19 dhe kjo është gjendja e saj shëndetësore

Vjehrra zbuloi se e ka kaluar COVID-19 dhe kjo është gjendja e saj shëndetësore

Xheraldina zbuloi se e ka kaluar COVID-19 dhe kjo është gjendja e saj shëndetësore.

Nëna e Ledri Vulës duket se e ka kaluar COVID-19 tashmë.

Është tashmë lajm i ditur se shumë emra të njohur të estradës janë prekur me virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ndër ta sot mësuan se ishte edhe nëna e reperit të njohur e shumë të dashur për publikun Ledri Vula, Xheraldina Vula.

Ajo përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale ka treguar se tashmë e ka kaluar virusin vdekjeprurës teksa shfaqej me një maskë fytyre dhe me syze dielli.

“Fytyra pas COVID-19”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos së postuar.

Fatmirësisht duket se gjendja e shëndetësore e Xherit është e mirë, ndërsa ajo mund t’i kthehet sërish jetës normale tashmë.

TAGS