Viza dhe pasaporta/ Ambasada e Gjermanisë bën njoftimin e rëndësishëm

Viza dhe pasaporta/ Ambasada e Gjermanisë bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufizuar.



“Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime”, sqaroi ambasada.

Po ashtu, Ambasada shprehet se këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesvee dhe të punonjësve.

“Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse”, përfundon njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.