21 Nëntor 2018 / 14:17
Sot filloi cikli i dytë i programit të kompanisë Vip, “Interneti nuk është vetëm lojë. Kliko sigurt”. Ky është një program edukativ për fëmijë dhe parashikohet të mbulojë 20 shkolla fillore. Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për përdorim më të sigurt të internetit në popullatën më të re.
Kjo temë është shumë e rëndësishme dhe është përgjegjësia jonë që fëmijët të jenë të sigurt gjatë përdorimit të medieve të njohura sociale. Kjo temë ende nuk kalon në opinion aq sa duhet dhe aq sa duam, ndërsa ne duam ta promovojmë, sigurinë e internetit, sigurinë e nxënësve dhe deri në fund të vitit do të përfshijmë 20 shkolla në 12 qytete”. – theksoi Mislav Galer, Drejtor i VIP
ALSAT
Loading…