VIP-at në plazh/ Inis Gjoni seksi buzë detit, Loredana nis pushimet me Zunën

VIP-at në plazh/ Inis Gjoni seksi buzë detit, Loredana nis pushimet me Zunën



Cilido që tani nuk e ka mendjen te plazhi, na vjen keq t’ju themi, por keni problem. Në këto ditë të nxehta dhe rrjetet sociale që na joshin vetëm me pamje buzë detit, mendja dhe zemra e të gjithëve është pranë valëve të detit. Ashtu siç është bërë traditë çdo verë, ju sjellim 8 personazhe që këto ditë kanë qenë më fatlumë, duke shijuar pushimet buzë detit. Dhe si gjithmonë vendosni ju, se cila është mbretëresha e detit.

Ami

U bë një kohë e gjatë që nuk e shohim në ekran dhe një kohë po aq e gjatë që nuk e shohim me bikini. Gjithnjë e kujdesshme në pozat që poston në rrjetet sociale, këtë herë ajo ka shpërndarë një foto me bikini. Natyrisht që nuk është një nga ato shkrepje sensuale, por një foto super e ëmbël. Buzë detit Ami është me vogëlushen e saj teksa shijojnë kohën së bashku. Megjithatë, duhet thënë se gjatë kohës që ka munguar, moderatorja është rikthyer në format e saj të përhershme.

Eliona Pitarka

Aktorja ka mbyllur një sezon të suksesshëm te “Klanifornia” dhe tashmë po pushon buzë detit. Po ndërsa të gjithë presim ta kapim mat me ndonjë mashkull, Eliona ka zgjedhur t’i nisë pushimet me motrën dhe nipin e saj të vogël. Brunia po pushon te Mali Robit, ku nuk na e ka kursyer edhe ekspozimin e aseteve të saj.

Nora Istrefi

Nora duket se po kalon pushime si beqare. Së bashku me të është vogëlushja Renne dhe përveç fotove seksi të këngëtares, nuk kemi mundur të zbulojmë më shumë. Ashtu siç edhe u tha këtë javë, kjo veshje e Norës kushton rreth 1 mijë euro. Jo keq për një fizik si të këngëtares kosovare, apo jo?

Inis Gjoni

Na mungon të gjithëve Inisi. Ajo është shkëputur nga ekrani prej disa vitesh, ndaj për rrjedhojë ajo mungon në daljet publike. Por duket se këtë verë Inisi ka shpërndarë për ndjekësit edhe pamjet e saj nga pushimet. Regjisorja ka një shtëpi në Golem ku dhe kalon këto ditë të nxehta. Duhet thënë se si gjithnjë, ajo mbetet një nga femrat më sharmante.

Alesia Noka

Për modelen, plazhi ka nisur herët. Shpesh në rrjetet sociale ajo ka postuar foto dhe video me bikini, teksa shfaqet buzë detit, por gjithnjë pa na zbuluar se kush e shoqëron. Duket se me rritjen e temperaturave, është rritur edhe provokimi nga modelja, pasi ajo këtë fundjavë ka hequr edhe bikinin në njërën nga videot e saj.

Oriola Marashi

Çfarë të themi për Oriolën! Tashmë nuk është më surprizë kur shohim supermodelen provokuese në rrjetet sociale. Edhe këtë herë Oriola ka provokuar me fotot buzë detit. Ajo është në jug të vendit, edhe pse nuk na ka zbuluar nëse me të është edhe i dashuri saj, Eros. Por natyrisht që deti është bërë kos kur futet Oriola kaq seksi.

Dajana Shabani

Është padyshim një nga personazhet që këtë verë ka provokuar me fotot seksi buzë detit. E tillë është dhe poza që kemi shkëputur këtë herë. Biondja seksi duket se e ka kaluar me sukses provën e bikinit për këtë verë.

Loredana

Edhe pse për të nuk është një periudhë e lehtë, pasi ka probleme me drejtësinë, Loredana gjen kohë edhe për të pushuar. Së bashku me të dashurin, Zuna çifti ka shijuar disa orë relaksi. Natyrisht që së bashku me ta është edhe vogëlushja e reperes, Hana.

TAGS