Videoja që do ua shkrijë zemrat, mori vesh që Sara është shtatzënë, gjyshi i Ledrit bën reagimin epik

Videoja që do ua shkrijë zemrat, mori vesh që Sara është shtatzënë, gjyshi i Ledrit bën reagimin epik

Sara Hoxha dhe Ledri Vula do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Blogerja është në pritje të një vajze, por ende çifti nuk kanë vendosur për emrin e saj.



Gjatë kësaj kohe Sara ka qenë shumë aktive në ‘Instagram’ ku ka ndarë momente të ndryshme me ndjekësit. Së fundmi, ajo ka zhvilluar dhe një mini-intervistë në rrjete sociale, ku dhe ka zbuluar detaje të shumta nga shtatzënia.

Ndërkohë fansat kanë qenë kurioz edhe për faktin se si kanë reaguar të afërmit e tyre pasi kanë mësuar lajmin e shtatzënisë. Mes tyre ishte dhe reagimi i gjyshit të Ledrit,iI cili ka thyer pjatat e shtëpisë dhe duket shumë i lumtur.

“Keni parë më cute se kaq? Thyerja pjatash”, ka shkruar Sara përkrah videos. Ledri ka treguar se ka një lidhje tepër të ngushtë me dy gjyshërit, të cilët jetojnë në të njëjtën shtëpi me të dhe prindërit e tij.

TAGS