Milani largohet i turpëruar nga “Olimpico”. Kuqezinjtë kanë marrë 4 “shuplaka” nga Lazio mbrëmjen e sotme, të cilat e largojnë gjithnjë e më shumë nga gara për titullin kampion. Milinkoviç-Saviçi hapi serinë e golave që në minutën e 4-t, ndërsa në të 38-n Zaccagni dyfishoi rezultatin.
Bardhekaltrit shënuan dy gola të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes. Luis Alberto shndërrroi në gol një 11 metërsh në minutën e 67, ndërsa Felipe Anderson i jep goditjen e “knock out”-it Milanit në minutën e 75. Pioli po “lan duart” me titullin kampion, teksa kjo është ndeshja e katërt kur kuqezinjtë kanë hedhur një hap fals në kampionat. Ndërkohë Lazio e Sarrit ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë të grumbulluara dhe sheh më afër Napolin, që tashmë gjendet 13 pikë larg.
https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1617982686777446400?s=20&t=tqb7YFLPUvfsAEoUrbRIwQ