Vidal pranon se nuk flet me Bravon, tregon edhe arsyet

16:31 | 30 Tetor 2019
Arturo Vidal ka folur për herë të parë për mos marrëveshjet me kapitenin Claudio Bravo te Kombëtarja e Kilit.
Palët që së fundi janë ftuar në Kombëtaren e Kilit për herë të parë në dy vitet e fundit, nuk kanë folur mes vete edhe pse kanë ndarë të njëjtën zhveshtore.
Dhe Vidal, ka vendosur të flasë për arsyet e këtij problemi, për të cilën gjë kanë pritur një kohë të gjatë tifozët në Kili.
Gruaja e Claudio Bravo ka akuzuar disa lojtarë të Kilit për dështimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018, duke thënë se një pjesë e tyre nuk janë stërvitur shkaku i nivelit të dehjes që kishim.
Këto komente kanë inatosur lojtarët e Kombëtares së Kilit, me Vidal që ka bërë të qartë se këto akuza i kanë dhënë fund çdo marrëdhënie mes dy lojtarëve.
“Gruaja e Bravos na akuzoi për festa gjatë kualifikimit në Kupën e Botës në Rusi dhe mos stërvitje shkaku i dehjes”, ka deklarua Vidal, përcjell lajmi.net.
“Njëri nga ne duhet të bëjë një hap para dhe nuk jam unë, për këtë arsye nuk bëra ndonjë problem, dhe të dy u stërvitem ndaras”.
“Ai dha gjithçka, ashtu si unë, ekipi ka mundur ta shoh. Ne nuk jemi miq, as nuk do të jemi, por kombëtarja është gjëja më e rëndësishme”./Lajmi.net/