“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës”, Olta Gixhari:Më kërkojnë adresën ku jetoj, më kërkojnë numrin e telefonit, u çmenda

“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës”, Olta Gixhari:Më kërkojnë adresën ku jetoj, më kërkojnë numrin e telefonit, u çmenda

Aktorja Olta Gixhari ndodhet e izoluar në Spanjë, ku po jeton së bashku me partnerin e saj.





Në një lidhje direkte me “A2”, aktorja  tregoi se ajo çfarë nuk i pëlqen në Spanjë  janë policët, të cilët sapo del nga shtëpia e pyesin me detaje, se ku jeton, me kë jeton apo ku po shkon.

Aktorja tregoi se dje mori të ëmën në telefon dhe duke qarë i tregoi ç’i ndodhi.

“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thashë mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj, me kë po jetoj, pse po shkon në supermarket, çfarë po haj, çfarë po blej, u çmenda”, tha Olta.

TAGS