Vesa Smolica performon në Poloni për nder të atyre që shpëtuan hebrenjtë

Vesa Smolica performon në Poloni për nder të atyre që shpëtuan hebrenjtë

22:09 |

Foto: Instagram

Vesa Smolica do të performojë në Warsaw të Polonisë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, do të performojë në Warsaw të Polonisë për nder të atyre që shpëtuan hebrenjtë, shkruan lajmi.net.

Në ngjarjen e organizuar nga Shoqata Polake “From the Depths”, e ftuara e veçantë është këngëtarja shqiptare.

I ngjajshëm

Vesa do të këndojë dy këngë, “E dehun jam” nga Nexhmije Pagarusha dhe “Halleluja” nga Leonard Cohen.

“Vesa Smolica nuk është vetëm një nga yjet më të famshme të popit në Kosovë, ajo gjithashtu ka një zemër të madhe! Vesa, do të na bashkohet në Varshavë në ngjarjen tonë speciale “Një mbrëmje për të drejtët”, më 14 nëntor, ku ajo do të performojë një repertor të mrekullueshëm të këngëve në shqip dhe anglisht, për nder të të Drejtës dhe së Drejtës Shqiptare”, ka shkruar në Facebook një prej organizatorëve.

Kujtojmë se 80 vjet, pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjet nga çlirimi, ka gjithnjë e më pak të “Drejtit midis Kombeve” që ende jetojnë./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

22:25 |

TAGS