Verratti me deklaratë të papritur për Mbappen e Neymarin

Verratti me deklaratë të papritur për Mbappen e Neymarin

Verrattti flet për dyshen e PSG-së.

Ylli i PSG-së, Marco Verratti ka zbuluar se çdo ditë kërkon nga bashkëlojtarët Kylian Mbappe dhe Neymar të mbesin në “Parkun e Princave”.

Dyshja janë të lidhur me largimin nga “Parkun e Princave”, edhe pse pandemia e COVID-19 mund të mos i lejojë të largohen, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, italian ka shpjeguar se dyshja janë të lumtur dhe mendon se nuk ka skuadër më të mirë se PSG-ja.

“Çdo ditë kërkoj nga Neymar dhe Mbappe të qëndrojnë. Ndonjëherë i flas Kylian ‘A nënshkrove’”.

“Nuk mendoj se do vazhdoj edhe shumë para se ata të rinovojnë sepse janë të lumtur këtu. Neymar dhe Mbappe janë pjesë e një ndër skuadrave më të mirë në botë”.

“Në të vërtetë, nuk mendoj se ka skuadër më të mirë së PSG-ja. Mund ta shkruajmë historinë duke fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Neymar vazhdon të jetë i lidhur me rikthimin të Barcelona, që nuk realizohet pa 92 milionë euro, derisa Mbappe kërkohet nga Liverpool dhe Real Madrid.

TAGS