Vera e çmendur e personazheve të njohur, KUSH SHKOI KU?

Vera e çmendur e personazheve të njohur, KUSH SHKOI KU?

Vera e 2020-ës nuk ishte parashikuar që të niste dhe përfundonte në këtë mënyrë, të paktën jo për personazhet e njohur, që janë mësuar që pushimet e tyre t’i bëjnë jashtë vendit, nga një destinacion në tjetrin. Mirëpo pandemia e koronavirusit ka bërë që këngëtarët, aktorët, modelet, figurat televizive të zgjedhin jugun e Shqipërisë si zgjedhjen e tyre të parë për ti shpëtuar vapës (fatkeqësisht për disa që donin të shkonin në Bora-Bora, Maldive apo Mikonos).



Ne do t’ju njohim me disa nga zgjedhjet e personazheve të njohur shqiptarë:

Moderatorja Ilda Bejleri nuk ka rrezikuar shumë gjatë pandemisë dhe ka zgjedhur Gjirin e Lalzit si vendin e saj për të pushuar. Gjatë kohës së kulmit të pandemisë kur të gjithë ishim të ngujuar në shtëpi, Ilda është shprehur se ka shumë frikë nga ajo se çfarë po ndodh dhe po kujdeset në maksimum për higjienën e saj. Duke marrë parasysh këtë fakt, mund të themi se Ilda ka evituar jugun, turmat e njerëzve dhe ka zgjedhur Gjirin e Lalzit si një destiancion më të sigurt.

Adelina Tahiri, e cila jeton në Maqedoni me bashkëshortin Serjozha Markov ka ardhur në jug të Shqipërisë për t’u relaksuar e duket se do t’i vazhdojë dhe pak ditë këto pushime.

Anxhelina Hadërgjonaj është një nga vajzat e njohura që zor se e gjen në një destinacion. Vajza e këngëtares Albërija Hadërgjonaj ka eksploruar të gjithë jugun e vendit, e duket e mrekulluar pas tij dhe mezi shkëputet. Fotot me bikini nuk kanë të munguar dhe mund të themi me bindje se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Elvana Gjata – Kur të gjithë po pyesnim veten se ku ndodhej Elvana Gjata, këngëtarja rishfaqet në jug të vendit, në destinacionin e preferuar të VIP-ave shqiptarë. Elvana ndryshe nga të tjerët ka vendosur që këtë verë ta shijojë duke u marrë edhe me sporte, jo vetëm duke qëndruar në shezlon e duke postuar foto me bikini.

Soni Malaj, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Trejsi Sejdini, Elita Rudi së bashku me Gjikon kanë rënë në një mendje për pushimet e kësaj vere: Vlorën.

Nëse disa personazhe kishin mundësi të udhëtonin në një destinacion, e kundërta ka ndodhur për modelen Kejvina Kthella. Nga Podgorica, në Durrës e Itali, Kejvina ka marrë më të mirën e 2020-ës deri më tani.
Eros Grezda së bashku me partneren e tij, Oriola Marashin, zgjodhën Turqinë si destinacionin e tyre të përbashkët. Falë atij udhëtimi u vunë pikat mbi i se çifti është në një marrëdhënie dhe shumë të shëndetshme madje. Oriola nuk i la me kaq udhëtimet, ajo zgjodhi si shoqet jugun e vendit, mirëpo ndonjëherë kaloi edhe në Shëngjin për t’u relaksuar.

Françeska Jaçe nuk ka bërë asnjë ditë pushim nga plazhi këtë verë. Edhe pse kohë pandemie, frike, Françeska nuk është shkëputur nga jugu i vendit duke mos kursyer as fotot nga jahtet aty ku tregon format bombastike.

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula janë këngëtarët shqiptarë që këtë verë kanë zgjedhur të bëjnë pushime familjare, me partneret e tyre dhe prindërit. Sa nga jugu i Shqipërisë e deri në Budva, Ledri dhe Ermali padyshim do e mbajnë mend këtë verë, duke qenë dhe se ishin më të lirë pasi nuk kishin koncerte (Ledri ka zhvilluar disa në lokalet më të njohura në jug, ndërsa e kundërta ka ndodhur me Ermalin), shkruan “Dosja. Al”.

Tayna është ajo që del nga linja e turmës. Këngëtarja ka zgjedhur një destinacion tjetër, më të largët dhe njëkohësisht më të rrezikuar nga virusi, SHBA-të. Aktualisht ajo ndodhet në Amerikë, ku duket se po merr pak kohë për pushime. Këtë tregon në “Instagram”, ku shfaqet me bikini, mirëpo nuk i dihet nëse ky udhëtim është bërë dhe për motive pune.

Jugu mbetet destinacioni i parë për VIP-at shqiptarë. Promovimi që iu është bërë Shqipërisë këto muaj duhet thënë se nuk ishte bërë më parë, ndaj kjo mund të quhet dhe si anë pozitive e virusit.

TAGS