Vendimi i qëlluar Carlo Ancelottit për David Alaban

Vendimi i qëlluar Carlo Ancelottit për David Alaban

Real Madridi e ka filluar epokën e dytë me Carlo Ancelottin, në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe ajo që e ka ndihmuar italianin, janë vendimet e mara shpejtë për disa nga çështjet kryesore, duke përfshirë edhe mënyrën se si e ka përdorur nënshkrimin e verës, David Alaban.

Austriaku ka treguar se është i aftë të luajë në qendër të mbrojtjes, mesfushor dhe si mbrojtës i majtë, ndërsa trajneri italian e provoi në të gjitha pozitat para se të vendoste se cili rol do t’i përshtatej më së miri lojtarit në “Santiago Bernabeu”.

Pasi kishte punuar me Ancelottin në Bayern Munich, Alaba ishte mësuar të luante si mbrojtës i majtë gjatë asaj periudhe, por kishte një dyshim, pasi lojtari donte të luante më shumë në mesfushë.

Sidoqoftë, pasi ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për klubin kundër Interit, çdo dyshim mbi rolin e tij është sqaruar, Ancelotti e ka shumë të qartë se Alaba do të luajë në qendër të mbrojtjes.

Ka marrë postin e lënë nga Sergio Ramos

Largimet e Sergio Ramos dhe Raphael Varane e kishin lënë ekipin keq në atë pozitë dhe ish-trajneri i Milanit donte një lojtar me përvojë në një pjesë kaq vendimtare të fushës.

Alaba luajti dy ndeshjet e tij të para me Los Merengues në të majtë, por në dy të fundit kundër Real Betis dhe Nerazzurrëve ai u transferua në zemër të mbrojtjes.

Nëse nuk ka një situatë emergjente, ky është pikërisht vendi ku Alaba do të qëndrojë në sezonin 2021/22, me Ferland Mendy, Marcelo dhe Miguel Gutierrez që shihen si me më shumë cilësi në krahun e majtë.

Mund të duket e çuditshme për shumë njerëz, por fakti që Los Blancos i dha Alabës fanellën me Nr.4, ishte një shenjë se ai do të luante në zemër të mbrojtjes, në vend të Sergio Ramosit.

TAGS