Vendimet/ Disiplina me “dorë të hekurt”, dënohen lojtari i Tiranës dhe trajneri i Korabit, “masakrohet” zyrtari i Besëlidhjes

Vendimet/ Disiplina me “dorë të hekurt”, dënohen lojtari i Tiranës dhe trajneri i Korabit, “masakrohet” zyrtari i Besëlidhjes

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ndeshjet e luajtura në fundjavë, për të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Si herët e tjera, edhe këtë herë  nuk janë toleruar veprimet antisportive.



Dy ndeshje pezullim për Marsel Ismajlgeci, me lojtarin e Tiranës që u ndëshkua me të kuq ndaj Skënderebut (Nervozizëm ndaj Qaqit). Me po kaq ndeshje mos-prezencë është dënuar edhe Donald Mëziu, zëvëndës trajneri i Korabit.

VENDIMET:

  1. Lojtari i KF Tirana, Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Zyrtari i Besëlidhja, Gledis Lani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KS Korabi, Donald Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  4. Lojtari i KF Erzeni, Haxhi Kacmoli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  5. Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  6. Lojtari i Shënkolli U-21, Xhulio Berisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Maliqi, Franci Caushllari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të Maliqi, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i Shkendia B. T., Argid Sheme, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit Shkendia B. T., në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Juventus Akademi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Kategorisë së Parë U-19, Grupi B, kundër Football Republic U-19 B, në bazë të nenit 54/1 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

10. Zyrtari i KS Kastrioti U19, Agim Zeli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  1. Lojtarja e Tirana Femra, Denisa Qose, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.
  3. Lojtari i FC Internacional Tirana U17, Albi Azizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

14. Lojtari i KF Tirana U17, Danilo Bajraktari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

  1. Lojtari i FC Internacional Tirana U17, Ersi Bode, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Lojtari i KF Tirana U17, Danilo Bajraktari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. Zyrtari i Shkëndija Dr., Jurgen Cupa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

TAGS