Vëllai i Getoarit shpërndan foton familjare, mungon reperi dhe Marina

Vëllai i Getoarit shpërndan foton familjare, mungon reperi dhe Marina

Marina Vjollca është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, por edhe atë kosovar, duke qenë nuse Kosove. Çifti është padyshim një ndër dyshet më të ndjekura dhe më të pëlqyer nga të gjithë.


Famë kjo që duket se trasmetohet edhe tek familjarët e tyre. Vëllai i Getoarit është gjithashtu një emër i njohur në industrinë e muzikës, duke pasur kështu vëmendje edhe ai në shtypin e shkruar.

Duket se tashmë familja Selimi jeton e ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku Marina dhe Geti kanë zgjedhur të rrisin vajzën e tyre. Thënë kjo, gjysma tjetër e familjes duket se gjen më shpesh kohë të shijojë momente familjare, pa praninë e tyre.

Rida Gërdovci është kunata e Marinës, por si ajo vetë është shprehur nuk kanë shumë kontakt edhe për shkak të angazhimeve që ato të dyja i ndajnë. Si rrallë ndonjëherë, vëllai i Getoarin ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me partneren e tij dhe me mamanë.

E mesa duket kësaj fotoje i mungon gjysma tjetër e familjes, që prej vitesh jeton në Tiranë.