Vazhdimi i kontratës me Ibrahimoviç, Massara thotë se kjo varët nga kjo gjë!

Vazhdimi i kontratës me Ibrahimoviç, Massara thotë se kjo varët nga kjo gjë!

Drejtori sportiv i Milani thotë se bisedimet e kontratës së Ibrahimovic varen nga një gjë.

Drejtori Sportiv i AC Milan, Federic Massara, tha se klubi është i gatshëm të negociojë një marrëveshje të re me Zlatan Ibrahimovic, por vetëm kur të vijë koha.

Suedezi është duke shkëlqyer që nga ardhja e tij nga LA Galaxy, këtë sezon ai ka shënuar 10 gola në vetëm 6 paraqitje.

Pavarësisht moshës së Ibras, i cili është 39 vjeçar, Massara thotë se ekziston dëshira të vazhdohet bashkëpunimi.

“Ibra tash është me ne dhe nuk kemi folur për rinovim”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Do ta bëjmë në kur të vijë koha, gjithçka varet nga ai, nga gjendja e tij mendore dhe dëshira e tij për të luajtur”, tha 52 vjeçari.

“Deri tani, ai ka treguar se dëshiron të qëndrojë, edhe Milan janë të gatshëm për qëndrimin e tij, shpresoj të qëndrojë një kohë të gjatë”, tha Federic Massara.

Sipas “SkySport”, Ibrahimovic ka thënë: ”Vitin e ardhshëm nuk do të ndaloj, do të luaj ose për Milan ose diku tjetër, por nuk do të ndalem”.

TAGS