Valdrin Sahiti tregon për efektet pasi mori vaksinën antiCovid

Valdrin Sahiti tregon për efektet pasi mori vaksinën antiCovid

Stilisti kosovar tregon për efektet pasi mori vaksinën antiCovid.

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, është vaksinuar para disa ditësh me vaksinën AstraZeneca në stadiumin “Air Albania”.

Sahiti ka treguar për simptomat që i ka pas marrjes së vaksinës.

Ai thotë se ka pasur ethe, temeperaturë, plogështi e kokëdhimbje.

“Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka thënë ai.

TAGS