Vaksina kandidate inovative e Turqisë hyn në listën e OBSH-së

Vaksina kandidate inovative e Turqisë hyn në listën e OBSH-së

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, njoftoi se punimet për vaksinën (VLP) të bazuar në grimca të ngjashme me virusin që pranohet si një prej mënyrave më inovative të vaksinave, është vaksina e katërt kandidate në botë që kalon provat njerëzore dhe se ajo ka arritur të hyjë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria turke e Industrisë dhe Teknologjisë, ministria përpara se koronavirusi i ri (COVID-19) të hynte brenda kufijve të Turqisë mblodhi së bashku shkencëtarët e institucionit në fjalë nën çatinë e TÜBİTAK dhe filloi të koordinojë punimet për zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinës që mund të luftonin me virusin. Në kuadrin e Platformës TÜBİTAK për COVID-19 të Turqisë që u formua, punimet u intensifikuan mbi 17 projekte, 8 prej të cilave mbi vaksinën dhe 9 mbi ilaçet.

Nën çatinë e platformës filluan edhe punimet për vaksinën me bazë VLP e cila pranohet si një mënyrë inovative. Vaksina kandidate e cila filloi të zhvillohet me projektin e përbashkët të çiftit Prof. Dr. Mayda Gürsel dhe İhsan Gürsel nga (Universiteti Teknik Lindja e Mesme – ODTÜ) bazohet në principin e imitimit të një forme të virusit që nuk shkakton infeksion. Një lajm i mirë erdhi nga punimet për vaksinën e bazuar në grimca të ngjashme me virusin, e cila pranohet si një metodë inovative e vaksinës në të gjithë botën.

Studimet e vaksinës së zhvilluar me teknologjinë VLP që është një ndër të paktat në botë dhe e vetmja në kuadrin e Platformës TÜBİTAK për COVID-19 të Turqisë, më 27 mars kaloi në nivelin Faz 1. Vaksina kandidate më 30 mars duke u përfshirë në listën e vaksinave kandidate kundër COVID-19 të OBSH-së, u bë vaksina e 4-t në botë në këtë lloj që kalon fazën klinike.

Postimi i ministrit Varank për vaksinën kandidate

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, nga llogaria e tij në median sociale ndau fotografinë e shkrepur në mëngjesin e 27 marsit, të shkencëtarëve përfshirë edhe kreun e TÜBİTAK, Prof. Dr. Hasan Mandal fotografi kjo e cila ishte shkrepur përpara punimeve të Faz-1 në spitalin onkologjik të Ankarasë.

Në mesazhin e tij, krahas fotografive Varank, theksoi se “Data 27 mars 2021, vendi Spitali Onkologjik Ankara. Filluan provat njerëzore Faz-1 e para nga studimet e Platformës TÜBİTAK për COVID-19 të Turqisë. Vaksina e zhvilluar nga profesorët tanë Mayda dhe İhsan, duke marrë vendin e saj në listën e OBSH-së, bëhet vaksina e katërt kandidate VLP që kalon fazën klinike”.

“Potencial të lartë ndikimi”

Gjithashtu në një deklaratë me shkrim, ministri Varank theksoi se vaksinat me bazë VLP janë një metodë goxha inovative.

Duke theksuar se këto vaksina të përdorura në fusha të ndryshme kanë potencial të lartë ndikimi për shkak të natyrës së tyre të bazuar në proteina, Varank, tha se “Me punimet e profesorëve tanë Mayda dhe İhsan Gürsel u bë vaksina e katërt kandidate që kalon fazën klinike në mesin e vaksinave kandidate VLP në botë. Në këtë mënyrë ka arritur të hyjë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”.

Varank, rikujtoi se në muajin janar ka vizituar kompleksin e ilaçeve bioteknologjike (MARTEK) TÜBİTAK Marmara të kompanisë Nobel İlaç në Teknokent me qëllimin për të shikuar në vend punimet e profesorëve Mayda dhe İhsan Gürsel. “Këtu në etapën e parë u formuar infrastruktura e nevojshme. Kompleksi me një kapacitet prodhues prej 50 milionë doza është i gatshëm, nëse nivelet e fazave përfundojnë me sukses” informoi Varank.

Krijon reagim imunitar

Grimcat e zhvilluara të ngjashme me virusin në vaksinat e llojit VLP, imitojnë virusin në mënyrën që të mos shkaktojë infeksion. Këto grimca teksa zgjojnë reagimin imunitar, gjithashtu nuk shkaktojnë as sëmundje.

Një karakteristikë tjetër e vaksinës kandidate të zhvilluar është se ndryshe nga vaksinat e tjera VLP ajo në këtë platformë përdor si antigjenë të vaksinës edhe 4 proteina strukturore të virusit.