“Vajzat e mia janë hajdute”! Publikohet regjistrimi audio i Maradonës: Pasurinë do ia lë…

“Vajzat e mia janë hajdute”! Publikohet regjistrimi audio i Maradonës: Pasurinë do ia lë…

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara d’Urso, ka publikuar detaje tronditëse mbi jetën private të Diego Armando Maradonës. Ajo transmetoi në emisionin “Pomeriggio 5” audion që “El Pibe de Oro” i dërgoi avokatit të vet, Matias Morla, disa muaj më parë. Maradona shfaqet i tërbuar, sepse motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma.



“Nuk do të shkoj në dasmë dhe nuk do t’u lë pasuri vajzave të mia, sepse janë hajdute. Do të jap gjithçka për bamirësi. Atyre duhet t’u vijë turp. Motrat e mia i ushqyen vajzat ishin të vogla, ato nuk e meritojnë këtë”, dëgjohet Maradona teksa i flet avokatit të tij.

Vito Paglia, korrespondent i “Mediasset” zbuloi gjithashtu një aspekt të ri të historisë: “Matias Morla, avokati i Diego Armando Maradonës, në shkurt 2021 do të duhet të gjykohet për dy krime: shpifje dhe fyerje. Akuza është bërë nga Dalma Maradona, Jannina Maradona dhe Claudia Villafane”.

Pas vdekjes së Diegos, lufta për trashëgiminë e pasurisë së tij vazhdon të jetë më e ashpër se kurrë.

TAGS