UEFA me ndryshim të madh në Champions!?

UEFA me ndryshim të madh në Champions!?

PSG u mposht nga Bayerni me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Parc des Princes, megjithatë, parisienët arritën ta marrin biletën për gjysmëfinale falë rezultatit të përgjithshëm 3-3, shkruan Insporti.

Dhe, në lidhje me rregullin e Ligës së Kampionëve, që thotë se “nëse dy skuadra janë barazim pas 2 ndeshjeve skuadra që ka shënuar më shumë gola në udhëtim, atëherë ai ekip kalon në raundin tjetër”, shumë trajner të klubeve evropiane kanë kërkuar ndryshim.

20 klube në Champions League kanë kërkuar ndryshimin e kësaj rregulloreje.

“Nëse dy skuadrat kanë shënuar numër të njëjtë të golave në të dy ndeshjet, ajo që ka shënuar më shumë gola në udhëtim kualifikohet për në raundin tjetër”.

Edhe në kohën shtesë, “nëse të dy skuadrat shënojnë të njëjtin numër të golave gjatë kohës shtesë, golat je skuadrës në udhëtim vlejnë më shumë (p.sh. ekipi vizitues kualifikohet në raundin tjetër)”.

Ky rregull u vendos për herë të parë në edicionin 1955/1956 dhe që nga atëherë nuk ka ndryshuar.

Sipas rregullave të reja të cilat duhet të miratohen këtë të Premte, golat jashtë fushe të shënuar gjatë kohës shtesë të një ndeshje të dytë nuk do të ofrojnë më ndonjë avantazh të veçantë në rast barazimi.