UEFA hap zyrtarisht procedurë për gjestin e Diego Simeones

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është duke u hetuar për gjestin e tij në ndeshje ndaj Juventusit, ndërsa Bianconerët mund të dënohen pasi u vonuan për tu kthyer në fushë në pjesën e dytë. 

Ndeshja e parë e zhvilluar në Wanda Metropolitano u mbyll 2-0 në të mirë të spanjollëve.

UEFA e konfirmoi të hënën se procedurat disiplinore janë hapur ndaj Atleticos pasi shkallët kanë që të bllokuara në Wanda Metropolitano.

Lexo po ashtu:

Po ashtu procedurë ka edhe për hedhjen e objekteve në fushë.

Diego Simeone është në procedurë për sjellje të pahijshme, lidhur me festën e tij, kur skuadra e tij kaloi në epërsi.

Diego Simeone. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Juventusi akuzohet për rikthimin me vonesë në fushë pas pjesës së parë.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, Simeone mund ta shmangë dënimin për udhëtimin në Torino që është me 12 mars, nëse UEFA nuk e merr vendimin që është tani në dorë të Komisionit Disiplinor .

Pamje nga ndeshja (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ish-mesfushori i Interit dhe Lazio shkaktoi polemika me festimin e tij pasi Atletico kishte shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Juves.

Edhe ka këmbëngulur se gjesti ‘erdhi nga zemra’, dhe se nuk e kishte për qëllim ta ofendonte askënd. /Telegrafi/

TAGS